Ballina BOTA SHBA, rrëzohet avioni në Hauai, vdesin nëntë personat në bord

SHBA, rrëzohet avioni në Hauai, vdesin nëntë personat në bord

Një avion është rrëzuar në Hawaii të Shteteve të Bashkuara, duke vrarë të paktën nëntë persona që ndodheshin në bord. Avioni u rrëzua në afërsi të aerodromit në Dillingham, në Honolulu County.

Autoritetet vendore kanë bërë të ditur për mediat se nuk kishte asnjë të mbijetuar nga fluturimi i King Air. Për momentin nuk dihet nëse avioni po ngrihej në fluturim apo po ulej.