“Harper’s Baazar” liston Shqipërinë në 10 vendet që duhen vizituar këtë verë

48

Gazeta prestigjioze britanike, “Harper’s Baazar” e ka listuar Shqipërinë në top 10 vendet më të bukura për tu vizituar verën e ardhshme.

Sipas mendimeve të një grupi ekspertësh media prestigjioze e ka listuar Shqipërinë në vendin e 8-të në rradhën e vendeve për tu vizituar gjatë kësaj vere.

Sipas saj, Shqipëria ka qenë prej kohësh në hijet e vendeve fqinje turistike për tërheqjen e turistëve si Greqia dhe Mali i Zi.

Pjesë e listës së medias britanike ishin edhe këto vende Jordania, Sri Lanka, Kanadaja, Ishujt e paqësorit, Japonia, Rwanda, Arizona, SHBA-ja, Shqipëria, Zelanda e Re dhe Bullgaria.