Hapi llogari në FB me emrin “Edi Rama” për të mbledhur ndihma për tërmetin, ja çfarë ndodhi me 30 vjeçarin mashtrues

45

Gjykata e Lezhës ka dënuar një 30-vjeçar, i cili shfrytëzoi situatën e tërmetit të 26 nëntorit 2019, për të mashtruar qytetarët.

Me llogarinë në Facebook me emrin e kryeministrit Edi Rama, 30 vjeçari u kërkonte qytetarëve të kontribuonin për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.

Këto ndihma përfundonin në xhepat e tij. Pas evidentimit të ngjarjes qytetari i identifikuar si Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Më tej ai kërkoi gjykim të shkurtuar duke përfituar një ulje 1/3 të masës së dënimit. Përfundimisht Meli u dënua me 4 vite burgim.

Ai shleu në burg vetëm për 3 muaj, nga dhjetori deri në shkurt ku më pas u lirua, pasi gjendja e tij e rëndë shëndetësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin.

Pas kësaj ngjarje prokurori Arben Agovi dhe gjyqtarja Ornela Naqellari vendosën pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale.