Ballina LAJME Hamilton fiton titullin e gjashtë në karrierë, një kampionat larg kampionit të...

Hamilton fiton titullin e gjashtë në karrierë, një kampionat larg kampionit të padiskutueshëm të ‘Formula 1’

Lewis Hamilton ka siguruar matematikisht titullin e gjashtë në karrierë në Formula 1 këtë javë në Çmimin e Madh të Amerikës. Piloti i Mercedes u rendit i dyti, por kaq ishte e mjaftueshme për të bërë të vetin për herë të tretë radhazi këtë çmim prestigjioz.

Kështu 34-vjeçari është shumë afër barazimit të rekordit të një legjende si Michael Schumacer i cili në karrierën e tij ka fituar 7 herë kampionatin e Formula 1.

Kujtojmë se pak javë më parë skuderia Mercedes fitoj titullin për instruktor, ndërsa përsa i përket Çmimit të Madh të Amerikës Bottas u rendit i pari, ndërsa në podium u ngjit edhe Max Versttappen.