Hakeroi 155 milionë lekë, 32 vjeçari nga Durrësi, emër i njohur për drejtësinë

429

Është arrestuar, hakeri nga Durrësi i identifikuar si Denis Trungu.

Ai njihet si 32-vjeçari i cili përmes mashtrimit kompjuterik ka arritur të fitojë 155 milionë lekë nga situata e pandemisë duke shfrytëzuar disa llogari bankare të bankave të nivelit të dytë në kryeqytet për të vjedhur “pagat e luftës”

Përgjatë 6 muajve ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja.

32 vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi” e “Vetëgjyqësia” e tashmë akuzohet për këtë vepër të rëndë penale në dëm të qytetarëve të tjerë e shtetit.