Ballina Showbiz Hailey Baldwin flet për herë të parë për anën e errët të...

Hailey Baldwin flet për herë të parë për anën e errët të martesës

Hailey Baldwin së fundmi ka rrëfyer një detaj rreth martesës së saj që na ka habitur!

Supermodelja ka qenë e ftuar në radion ku moderon shoqja e saj Kendall Jenner, ku ka folur ndër të tjera për ditën e Shën Valentinit dhe për martesën e saj.

Hailey ka rrëfyer se është e frikshme të jesh e martuar në moshë kaq të re sa është ajo: “Është kaq e frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar!”

Më pas ka vijuar duke thënë se pavarësisht gjithçkaje ajo ka në krah një person që e ka dashur për vite me radhë dhe që vazhdon ta dojë gjithmonë e më shumë.

Mandej është shprehur se konceptin e “përgjithmonë bashkë” njeriu nis ta mendojë dhe besojë në momentin që martohet vërtet.

“Atëherë ulesh dhe thua: Tani, kjo është përgjithmonë! Nuk ka një fund!”- tha Baldwin.