Habit Olesia Leço:”Nuk vesh rroba të përdorura pasi përcjellin energji…”

58

EleganceOlesia Leço e njohur për këshillat e saj të stilit të jetesës, ka bërë një deklaratë ku shpjegon se pse preferon të mos veshë kurrë rroba të përdorura.

Sipas saj rrobat e përdorura trasmetojnë energjinë e personit që i ka veshur më parë, ndaj si supersticioze që është Leço nuk preferon t’i përdorë këto veshje.

Olesia tha në emision se veshja është e rëndësishme pasi çdo person komunikon përmes saj dhe në rrobat e përdorura i duket sikur transmetohet energjia e personit që e ka veshur më parë.

“Unë kam frikë nga energjia që mund të transmetojë, pasi çdo rrobë ka energji, jam supersticioze.  Çdo veshje ka emocionet e saj, ndjenjat e saj. Edhe kur shkohet në funeral, duhet ta lajmë përpara se ta veshim sepse ka pasur trishtim në atë vend.

Veshja tregon shumë, vajzat kur kanë pasiguri dhe për t’u dukur mirë bëjnë gabimin duke shpenzuar shumë, veshin diçka me një logo që bërtet, edhe kapëset e flokëve kanë logo tani për të treguar. Çdo njeri komunikon me veshjen e tij, unë kam disa parime të miat që nuk vesh kurrë diçka me lëkurë kafshësh”, tha Leço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here