Gruaja telefonon policinë:”Kam frikë se do më vrasë burri!”, arrestohet një person në Gramsh

52

Policia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti të dhunës në familje në Gramsh, duke vënë në pranga një person.

Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një grua që jetonte në fshatin Zgjup, e cila ka kërkuar ndihmë pasi pretendonte bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vriste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, policia shkoi në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rustem Dërmyshi, 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.