Gruaja pranon lidhjen intime me taksistin, dalin në pah detaje të tjera mbi ngjarjen

48

Ngjarja e vrasjes së taksistit 71 vjeçar Abdulla Budlla mori vëmëndje të madhe mediatike. Ajo fshihte gjithashtu një dramë familjare.

Dy vëllezërit që ekzekutuan taksistin nuk e duruan tradhëtinë e nënës së tyre ndaj babait dhe ndërmorrën aktin ekstrem.

Mësohet se njëri nga djemte ishte larguar nga fshati, për të jetuar dy vite jashtë vendit pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen.

Momenti, kur të rinjtë kanë vendosur ta ekzekutojnë 71 vjeçarin ishte, kur në një telefonatë me një familjar ata morën vesh që ky person kishte ngacmuar motrën e tyre.

Kjo ka mjaftuar që Sajmir Shera 32 vjeç të nxjerrë armën të cilën mbante të fshehur, ta fuste atë në një thes dhe të urdhëronte vëllain më të vogël, Arsil Sherën 20 vjeç të dilte nga shtëpia.

Vëllezërit përdorën një makinë me qira, të cilën sipas informacioneve për median ia morën në datën 3 Gusht me qira shtetasit Gersian Çela, administrator i “Rent A Car Greisi”.

Pas verifikimit të të dhënave, agjentët e policisë kanë marrë rrëfimin nga M.Shera nënë e nëntë fëmijëve.

Gruaja e ka pranuar lidhjen me taksistin e vrarë. Ajo ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë. Me të marrë vesh që viktima kishte pësuar një aksident, ajo i kishte dërguar një mesazh.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, i shkroi ajo pa ditur se në fakt taksisti ishte vrarë nga dy djemtë e saj.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy,- ka deklaruar ajo,

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton ajo.