Ballina BOTA Gruaja i jep fund martesës me fantazmën, arsyeja befasuese

Gruaja i jep fund martesës me fantazmën, arsyeja befasuese

Një grua që u martua me fantazmën e një pirati 300-vjeçar haitian, ka njoftuar ndarjen. Amanda Sparrow Teague, nga Drogheda e Irlandës, u njoh me Jackman në një anije në ujërat ndërkombëtare në fillim të këtij viti.

Por, tani 46-vjeçarja, e cila punon si një imituese femër e Jack Sparrow, ka zbuluar se ajo dhe burri i saj kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre.

“Kështu që unë mendoj se është koha për të lënë të gjithë të dinë se martesa ime ka mbaruar”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

“Unë do t’i shpjegoj të gjitha në kohën e duhur, por tani për tani të gjitha ato që dua të them është të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për spiritualitetin, nuk është diçka që duhet bllokuar”.

Në janar, Amanda kishte zbuluar se si ajo dhe Jack vazhdonin së bashku, kishin dalë jashtë dhe madje kishin një jetë seksuale të shëndetshme së bashku, ashtu si çdo çift normal.