Gruaja humb kontrollin e mjetit, përfundojnë të plagosur edhe fëmijët e saj

47

Tre persona kanë mbetur të aksidentuar ditën e sotme. Ngjarja ndodhi në Lezhë, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Gruaja e aksidentuar drejtonte një makine tip Benz me targa AA097 ZM. Ajo ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që ka shkaktuar përmbysjen e makinës.

Në makinë bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e saj, të cilët janë plagosur. Fatmirësisht dëmtimet nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Hetimet janë në vijim, ndërkohë që paraprakisht flitet se gruaja në timon ishte shofere e re.