Gruaja e denoncoi për dhunë, policia i gjen 31 vjeçarit lëndë narkotike në banesë!

29

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia, pas denoncimit për dhunë ndaj bashkëshortes.

I arrestuari, nga fshati Burizanë i Krujës, është shtetasi me inicialet E.S.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas denoncimit dhe arrestimit të tij policia ushtroi kontroll në banesën e 31-vjeçarit, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.