Gruaja e dehur në Kosovë sulmon bashkëshortin! Ndërhyn policia!

31

Policia në Podujevë ka ndaluar një grua e cila i ishte sulur të shoqit për ta dhunuar fizikisht.

Sipas të dhënave nga policia, gruaja ishte e dehur.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.