“Gropë ku do të bjerë vetë, na bëri nder”, Kryemadhi komenton ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave zgjedhore

42

“Gropë ku do të bjerë vetë!” Me këto fjalë e ka komentuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi miratimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave zgjedhore.

E pyetur nga media në lidhje me mendimin e saj Kryemadhi deklaroi se:

“Me këtë Edi Rama fundosi veten, dhe i bëri nder të madh të djathtës e të majtës së bashkuar për të bashkuar shqiptarët kundër Ramës, 40 deputetë do ketë Partia Socialiste në rastin më të mirë. Beteja jonë, nuk është koalicionesh. Sot kemi bashkë të djathtën e bashkuar, të majtën e bashkuar, të gjithë shqiptarët përballë Ramës të vetmuar dhe të shkuar, gropën që mendoi se ia hapi shqiptarëve ia hapi vetes dhe të jeni të bindur se do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve të atij parlamenti”.

Më tej Kryemadhi deklaroi se Rama do izolojë e do kthejë bllokimin dhe se do rinisin radhët në ambasada për të marrë vizat me pretekstin se do t’i mbrojë shqiptarët nga COVID-19.

“Tërë Ballkani lëviz lirshëm vetëm ne dhe Serbia që drejtohet nga shoku i ngushtë i Ramës nuk lëvizin”,përmbylli ajo.