Ballina Aktualitet Grida Duma tregon të fshehtat e protestës: Kurthi i dëshpëruar i Ramës...

Grida Duma tregon të fshehtat e protestës: Kurthi i dëshpëruar i Ramës ndaj protestuesve, si gardistët …

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar një skenar të pasuksesshëm, të krijuar sipas saj nga kryeministri Edi Rama, që kishte për qëllim provokimin e turmës dhe nxitjen e dhunës.

Ajo theksoi se protestuesit nuk ranë pre e këtij kurthi pasi ata janë mbrojtës të dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve

Një prej reporterëve seriozë të mediave mu afrua e tha: “ Rama nuk ishte fare aty, e bënë kot për provokim.”

Episodi i vogël i eskortës që shoqëronte makinën bosh, i yshtur nga tentacioni i përhershëm i Ramës, për të vjedhur protagonizmin, është vula e madhe e qeverisjes me skenarë teatralë.

Çdonjëri nga protestuesit është një mbrojtës i dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve. Edhe atëherë kur i akuzojnë dhe mbajnë mbi shpatulla gjykime si “të dhunshëm” janë në misionin e plotë për të shpalosur të vërtetën.

Në kohëra të vështira vlera më e madhe është qëndresa e njerëzve që i mbajnë gjallë protestat pa i dhënë shans askujt t’ia manipulojë forcën si dhunë.

Përpjekja me episodin e eskortës ishte tentative pēr ti thirrur njerëzit në agresion, tentativë e dështuar e një individi të frikësuar e dëshpëruar.

Heroizëm është pikërisht mosdorëzimi e qëndresa nē kohë duke ruajtur dhe mbrojtur vlerat për të cilat por luftojmë, nje Shqipëri të paqtë me vlera demokratike.