Ballina Aktualitet Grida Duma dekripton urdhrin e Ramës pas lajmit se Vangjush Dako do...

Grida Duma dekripton urdhrin e Ramës pas lajmit se Vangjush Dako do arrestohet

Demokratja Grida Duma dekripton mesazhin që kryeministri Rama ka përcjellë deputetëve pasi kundërshtari i tij politik deklaroi se Vangjush Dako do të arrestohet

 Në mesazhin që Rama i ka dërguar deputetëve kërkohej prej tyre që mos ketë asnjë replikë në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve nga ish deputetët e PD.

Grida Duma: “Nëse ka një vërtetim për atë që thotë Basha për arrestimin e Dakos, është saktësisht reagimi i Ramës. Në momentin kur thotë mos replikoni, si radhë herë vendos të heshtë. Ai e di shumë mirë se kur ka çengel për tu kapur gjëja e parë që bën është komunikimi me batutë, seriozisht shumë radhë apo shpesh në formën e folk batutës, kjo është strategji tjetër. Unë e kuptoj menjëherë kur ai ia ndalon gjoja komunikimin të tjerëve, që do të thotë që këtë komunikim të nivelit më të lartë të rrezikshmërisë i cili vë në dyshim absolutisht të gjithë status quonë e zotit Rama do ta bëjë vetëm  unë. Në momentin që thotë heshtni! Ai është duke thënë se nuk ka mundësi profesionale për ta mbrojtur këtë moment të rrezikshëm të një ngjarjeje që pritet të ndodhë. Në momentin që po i afrohet realitetit që nuk e shmang dot.”