Ballina Showbiz Greta Koçi tregon incidentet me fansat problematikë

Greta Koçi tregon incidentet me fansat problematikë

Greta Koçi ka kujtuar sot disa episode të pakëndshme me fansat problematikë, që në fillimet e karrierës së saj ia kanë bërë jetën shumë stresuese.

E ftuar në një emision televiziv Greta u shpreh se ka pasur raste që e kanë ndjekur deri në shtëpi dhe shkallët e pallatit ku jetonte.

“Ka pasur probleme. Kam pasur njerëz që më kanë përndjekur, njerëz që më vinin poshtë shtëpisë, nga kati i parë ngjiteshin në kat të katërt, ku e kam shtëpinë, më ndiqnin me biçikletë dhe në një periudhë ka qenë shumë stresuese”.

Këngëtarja solli edhe një rast kur një fans e ka frikësuar aq shumë gjatë një koncerti në Korçë, saqë iu desh shoqërimi i policisë deri në fund të tij:

“E kam treguar historinë me një djalë në Korçë, ku policia më ka shoqëruar deri sa ka mbaruar koncerti im edhe mbasi unë kam lënë Korçën është liruar sepse ishte problematik dhe ne nuk e njihnim si fytyrë”.

Megjithatë Greta thotë se edhe pse ka kaluar kohë edhe sot e kësaj dite ka njerëz të tillë, që e shohin si imazh dhe e kanë të fiksuar (në mendje).