Greqia sërish strikte me rregullat, ulet trau pas plotësimit të numrit

40

Për të dytën ditë me radhë, qysh në orën 12.00 të mesditës, pika e kalimit kufitar e Kapshticës, ul traun për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Policia e Korçës, njofton të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar.

Për këtë arsye, paralajmërohet se nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme