Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, mbyllet gjatë natës pika kufitare DETAJE

54

Greqia ka ndërmarrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Burimet për median bëjnë me dije se nga data 16 gusht, ky vend do të rikthejë karantinën 7 ditore për shqiptarët të cilët do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Gjithashtu bëhet me dije se nga nesër kjo pikë kufitare do të jetë e mbyllur nga ana e palës greke nga ora 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalohet në Greqi, kjo për të bërë të mundur nënshtrimin ndaj testit COVID-19 nga ora 6:00-22:00.

Masa u mor pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane i prekur nga COVID-19 dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është shtruar në spitalin e Janinës.