Një tërmet tjetër me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka lëkundur sërish Greqinë.
Epiqendra e lëkundjeve mësohet të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos.
Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km.
Gjatë ditës shteti fqinj u godit nga një tërmet 6.3 të shkallës Rihter me epiqendër po në Larisa.
Për pasojë pati dëme materiale dhe u regjistrua një humbje jete.