Greqia “ndërron mendje”, lejon fluturimet me Shqipërinë, por me një kusht

61

Athina ka ndryshuar vendimin për të mbyllur kufijtë vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shërbimi Ajror Grek ka njoftuar se do të lejohen fluturimet vetëm nga Aeroporti “Eleftherios Venizelos” nga 1 deri në 15 gusht.

“Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve tona fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, do të operohen nga sot, 1 gusht deri më 15 gusht vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës Eleftherios Venizelos ” , duke përjashtuar rrugët në aeroportet e tjera thuhet në njoftim.

Ky vendim vlen për 15 ditë, pasi në vendet e BE, hapja e kufijëve bëhet duke vlerësuar vazhdimisht gjendjen e pandemisë.