Greqia i dhuron Shqipërisë dhe Maqedonisë 40 mijë vaksina për COVID-19

51

Qeveria greke ka vendosur të dhurojë 40 mijë vaksina për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimin e bëri të ditur sot zëdhënësi i qeverisë Aristotel Peloni.

“Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të afërt, do të ofrojë 20,000 vaksina në Maqedoninë Veriore dhe 20,000 në Shqipëri,” tha Peloni në një dalje për media.

Ai nuk specifikoi kur dozat e vaksinave do të dërgohen në të dy vendet, duke theksuar se kjo do të bëhej në konsultim me Komisionin Europian.

Në Greqi përdoren vetëm vaksina të miratuara nga EMA, Agjencia Evropiane e Barnave. Ato janë kryesisht Pfizer, por edhe Moderna, Johnson and Johnson, si dhe AstraZeneca.