Greqia bëhet gati për një mbyllje të dytë, ja shifrat alarmante të 24 orëve të fundit

52

Greqia duket se do të shpallë “lockdown”.

Pritet që nesër në orën 12 të mesditës kryeministri grek Mitsotakis të bëjë të ditur këtë lajm për të parandaluar zhvillimin e vrullshëm të COVID-19.

Karantina thuhet se do të zgjasë nga 15 deri ne 30 ditë, sipas një propozimi të ekspertëve.

“Lockdown” do të fillojë prej të premtes në mëngjes dhe gjithashtu priten informacione në lidhje me zhvillimin e mësimit në institucionet arsimore.

E gjitha kjo vjen si pasojë e shifrave të fundit të COVID-19 në Greqi ku në 24 oret e fundit janë regjistruar 2646 të prekur , prej tyre 823 në Selanik që ndodhet në ditën e dytë të karantinës bashkë me Serresin dhe 588 ne Athinë.

Numri i përgjitshem i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar ne 46 892, ndersa numri i viktimave në 673, prej tyre vetem sot 18.

Mosha mesatare e viktimave është 79 vjec dhe 96.4% ka pasur historik të rënduar shëndetësor.

Gjithashtu edhe numri i personave në terapi intensive ka shkuar në 179 .

Rritje të konsiderueshme të rasteve ka pasur në Larisa 111, në Dramë 85, në Rodhopi,83, në Serres 72, në Evro 61,në Kavala 57, ,në Ksanthi 55, në Pella 54, në Kilkiz 51, në Imathia 44.