Ballina RAJONI Greqi, zjarri masiv përfshin pyjet në Selanik

Greqi, zjarri masiv përfshin pyjet në Selanik

Orët e para të mëngjesit të sotshëm, një zjarr masiv ka përfshirë zonën pyjore të Sithonia Halkidiki në Selanik. Autoritetet greke kanë angazhuar 60 zjarrëfikës dhe 30 automjete, të cilat kanë filluar punën për shuarjen e flakëve.

Sipas mediave greke, në këtë zonë nuk ka energji elektrike, gjë që e bën shumë të vështirë edhe komunikimin në rast urgjence. Zjarri gjatë pak orëve ka djegur një pyll të madh pishash dhe afrohet në zonë të banuar.

Në gjendje gatishmërie janë edhe Brigada e Përgjithshme e Zjarrit të Maqedonisë për shkak të afërsisë.