Ballina LAJME Greqi, zbulohen 7 milionë euro drogë në portin e Igumenicës

Greqi, zbulohen 7 milionë euro drogë në portin e Igumenicës

Mijëra tableta droge sintetike, me vlerë 7 rreth milionë euro, u kapën të fshehura në një autoveturë, në portin e Igumenicës, në Greqi. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike vinte nga Turqia dhe do të imbarkohej në traget drejt Italisë.

Një shtetas 31-vjeçar bullgar kishte fshehur në autoveturën e tij rreth 370 mijë tableta droge. Sasia e drogës së kapur, nëse do të hidhej në tregun me pakicë, do të kalonte një vlerë prej 7,3 milionë eurosh.