Greqi, vranë studenten greke, 2 shqiptarët pranojnë krimin

38

Dy të rinj nga Shqipëria kanë pranuar se kanë vrarë studenten 21 vjeçare greke, Eleni Tupaludhi. 19 vjeçari dhe 21 vjeçari kanë dëshmuar gjatë natës në rajonin e policisë të ishullit Rodos për ngjarjen e 28 nëntorit, kur policia bregdetare e ishullit zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.

Të enjten më 29 nëntor viktima u identifikua, si një studente 21 vjeçare në fakultetin e ishullit, me origjinë nga veriu i Greqisë.

Vajza vinte nga një familje arsimtarësh grekë, madje i ati është nënkryetar i Bashkisë së zonës. Dje pasdite, policia e Rodos ka marrë në pyetje 19-vjeçarin shqiptar dhe 21-vjeçarin grek, të cilët gjatë natës edhe kanë pranuar vrasjen.

Mjekët ligjorë theksuan se viktima kishte humbur ndjenjat dhe vdekja u shkaktua nga mbytja në det. Dy të akuzuarit i hedhin fajin njëri-tjetrit, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën pyetësore.