Ballina Aktualitet Greqi, tre shqiptarë kapen me 19.5 nkg kanabis

Greqi, tre shqiptarë kapen me 19.5 nkg kanabis

Nuk ka të ndalur droga drejt Greqisë. Një tjetër operacion i policisë greke në kufi ka vënë në pranga 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49-vjeç në afërsi të kufirit të gjelbër në Kostur.

Ata janë kapur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante dy pako me 19 kg 530 gram marijuanë. Gjithashtu nga verifikimi në sistem rezulton se:

23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët

36-vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

49-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre celularë dhe tre karta SIM.