Ballina RAJONI Greqi, thyen derë e dritare, në pranga 19 persona, mes tyre edhe...

Greqi, thyen derë e dritare, në pranga 19 persona, mes tyre edhe një shqiptar

Protestat e së shtunës në mbrëmje pranë Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës dhe Universitetit Aristotel në Selanik janë shoqëruar me dëmtime dyersh e dritaresh.

Për këtë, autoritetet greke kanë arrestuar 19 persona, mes tyre edhe një shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.

“Trotuaret dhe dritaret e shkatërruara, karriget e djegura dhe tabelat që u përdoren për të ngritur barrikada, janë dëshmi e aktiviteteve të anarkistëve që zgjodhën të festonin në këtë mënyrë 45-vjetorin e një kryengritjeje studentore kundër regjimit ushtarak të atëhershëm të Greqisë”, shkruan Kathimerini.

Mes të arrestuarve janë 15 grekë të moshës nga 17-37 vjeç. Të tjerët rezultojnë nga Shqipëria, Afganistani, Rumania si dhe nga Palestina.

Mediat greke grupin e protestuesve i quan anarkistë dhe vandalë pasi veprimet e tyre ishin shkatërrimtare kundrejt pronës publike.