Ballina RAJONI Greqi, tërmet i fuqishëm, por pa asnjë viktimë

Greqi, tërmet i fuqishëm, por pa asnjë viktimë

Nuk ka pasur asnjë viktimë nga tërmeti i rënë gjatë natës në Greqi. Dëmet kanë qenë të shumta, por vetëm materiale.

Tërmeti i fuqishëm ishte me magnitudë 6,8 ballë i shkallës Rihter dhe u regjistrua 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, në detin Jon. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, si edhe në Itali dhe Maltë. Si pasojë e këtij tërmeti, në Zakinthos ka pasur ndërprerje energjie dhe rrugë të çara.

Disa persona janë trajtuar edhe për lëndime të lehta.

Të gjitha shkollat e ishullit Zakinthos do të mbyllen sot me urdhër të kryetarit të bashkisë Paul Kolokosta.