Ballina LAJME Greqi, tërmet 5.2 ballë

Greqi, tërmet 5.2 ballë

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallër Rihter është regjistruar në orën 04.26 të mëngjesit të së martës në Prevezë të Greqisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Prevezës, ndërsa thellësia vlerësohet në pesë kilometra.

Deri më tani, nuk është raportuar për dëme materiale.