Ballina Aktualitet Greqi, të mitur në sallë për të parë ‘Joker’, policia ndërhyn në...

Greqi, të mitur në sallë për të parë ‘Joker’, policia ndërhyn në dy kinema në Athinë

Në Greqi, policia bastisi dy kinema ku po transmetohej filmi ‘Joker’ i Todd Phillips për të mos lejuar fëmijët të shikonin filmin.

Në shumicën e vendeve ku është shfaqur filmi, fituesi i Luanit të Artë në Venecia, është i ndaluar për fëmijët nën 15 vjeç.

Sipas një ligji të vjetër grek, të rishikuar në vitin 2010, kushdo që lejon të miturit në shfaqjen e filmave të kategorizuar ‘R’ (për të cilin duhet të jesh të paktën 17 vjeç) rrezikon gjobë deri në 10 mijë euro.

Të miturit u nxorrën nga sallat e kinemasë dhe u dërguan në kazermat e policisë dhe u lanë të lirë pasi prindërit e tyre erdhën për t’i marrë.

Në rrjetet sociale, grekët flasin për “shtet autoritar” dhe “abuzim policie” për rastin.