Ballina RAJONI Greqi, shqiptari Ervin Cenga merr nënshtetësinë greke

Greqi, shqiptari Ervin Cenga merr nënshtetësinë greke

Ervin Cenga, emigranti shqiptar që ndihmoi të rrezikuarit nga zjarri në Mati të Greqisë, më 24 korrik të këtij viti, është bërë shtetas grek.

Athina ka vendosur ta vlerësojë aktin e tij heroik me dhënien e nënshtetësisë greke. Ceremonia e dhënies së nënshtetësisë për Cengën dhe disa qytetarëve të tjerë do të zhvillohet më datë 2 janar.

Ervin Cenga është shprehur i lumtur për vendimin, duke theksuar se është një vendim i drejtë, i cili do të ndikojë pozitivisht në jetën e familjes së tij.