Ballina LAJME Greqi, shpërthim në një restorant, tre viktima

Greqi, shpërthim në një restorant, tre viktima

Të paktën tre gra raportohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në qytetin e Kalamatës në Greqi pas shpërthimit në flakë të një restoranti. Nga të dhënat e para thuhet se shkak i kësaj ngjarje është bërë rrjedhja e gazit në pjesën e kuzhinës.

Mediat greke raportojnë  se viktima të shpërthimit kanë mbetur dy punonjëse të restorantit dhe gruaja e pronarit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:15, në një kohë kur restoranti ishte i mbushur me klientë.

Policia dhe personeli i ndihmës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në përpjekje për të dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë  ende nuk ka të  dhëna për identitetin e viktimave apo edhe numrin e saktë të të plagosurve.