Ballina LAJME Greqi, shpërthim bombe jashtë një kishe

Greqi, shpërthim bombe jashtë një kishe

Një shpërthim i fuqishëm me bombë është regjistruar në orën 7:10 të mëngjesit të kësaj të enjteje në Athinë. Mediat greke bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një kuti metalike të lënë në trotuar jashtë kishës së Agios Dionisios në Skoufa.

Kutia u gjet nga një prift, i cili lajmëroi oficerin e policisë në seksionin Exarchia.
Polici mbërriti në vendngjarje dhe nisi kontrollin e kutisë së metalit që dyshohet se kishte në një mekanizëm orësh.

Kutia shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta në duar dhe fytyrë policit. Lëndime të lehta mori gjithashtu edhe kishari.

Mediat greke thonë se policia nuk kishte marrë asnjë thirrje paralajmëruese.
Policia ka bllokuar zonën ku ndodhi ngjarja dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.