Ballina RAJONI Greqi, shkatërrohet rrjeti i tregtisë së paligjshme të arit

Greqi, shkatërrohet rrjeti i tregtisë së paligjshme të arit

Një rrjet i paligjshëm i tregtisë së arit që ishte shtrirë në të gjithë Greqinë është shkatërruar nga policia vendase në një operacion të gjatë që nisi të martën në Atiki, Selanik dhe në qytetin e Volosit.

Policia ka arrestuar 59 persona, përfshirë 51-vjeçarin Dimitri Rikardo Milonas, që fitoi shumë përparësi në kulmin e krizës financiare greke me reklama televizive për dhjetra dyqane pengjesh që ai kishte në zotërim për tregtinë e arit dhe argjendit.

Sipas burimeve të policisë, operacioni i madh është ende në zhvillim e sipër, ndërkohë që sasi të mëdha ari, argjendi, bizhuteri, para kesh dhe armë janë konfiskuar.