Ballina LAJME Greqi, shënohet viktima e 91 nga virusi AH1N1

Greqi, shënohet viktima e 91 nga virusi AH1N1

Një tjetër viktimë është shënuar në shtetin fqinj nga virusi AH1N1, duke e çuar në 91 numrin total të të vdekurve. Të paktën 17 persona kanë humbur jetën javën e fundit nga AH1N1. Në mesin e viktimave ka edhe mosha të reja. Viktima nga virusi AH1N1 rezultojnë të jenë edhe persona të vaksinuar.

50.000 vaksinat ekstra u shpërndanë në farmacitë greke vetëm brenda 3 ditëve të fundit.

Sivjet vihet re një rritje e ndjeshme e të prekurve nga virusi i gripit AH1N1 ndërkohë që akoma edhe gripi sezonal A në kombinim me probleme të tjera shëndetësore, është kërcënues për jetën e pacientëve, theksohet në udhëzimet e Qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, në thirrjen për vaksinim, pasi epidemia pritet të zgjasë deri në fund të marsit.