Ballina LAJME Greqi, sekuestrohen 21 kg heroinë. Në pranga katër shqiptarë dhe një greke

Greqi, sekuestrohen 21 kg heroinë. Në pranga katër shqiptarë dhe një greke

Departamenti i anti-drogës së Athinës ka shkatërruar një organizatë të trafikut të heroinës dhe arrestoi katër shtetas shqiptarë, 32,40, 42 dhe 48 vjeçarë, si edhe një shtetase greke 43-vjeçare, nën akuzen e trafikimit te lendeve narkotike.

Burime policore thanë se dy prej anëtarëve të organizatës u arrestuan në pikën kufitare të Kakavijës, në kohën që po tentonin largoheshin drejt Shqipërisë pasi më parë ishin informuar për arrestimin e pjesë tjetër të organizatës në lagjen Egaleo të Athinës.

Policia thotë se rolet dhe detyrat e anëtarëve të organizatës ishin të përcaktuara që nga furnizimi, në transportimin dhe shpërndarjen e sasive të drogës, e cila vinte nëpërmjet Shqipërisë, dhe deri në shpërndarjen e saj në shitësit e vegjël në piacën e narkotikëve të kryeqytetit helen.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 21 kg heroinë e pastër, dhe sasi te vogla kanabisi dhe kokaine.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie, paraditen e së shtunës.