Ballina LAJME Greqi, reagon Ministria e Jashtme Shqiptare për vrasjen e ndodhur së fundmi

Greqi, reagon Ministria e Jashtme Shqiptare për vrasjen e ndodhur së fundmi

Reagon ministria e Jashtme Shqiptare për vrasjen e 18 vjeçarit nga Leskoviku, Marios Isak mbrëmë në Kavalla të Greqisë.

MPEJ dënon ashpër serinë e vrasjeve të shqiptarëve në shtetin fqinj dhe u bën thirrje autoriteteve greke të dënojnë çdo përpjekje nga Agimi i Artë apo ekstremistë të tjerë të cilët cënojnë sigurinë e shqiptarëve.

“Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit. MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre”, – thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

“MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë”, – thuhet më tej në deklaratë.