Ballina LAJME Greqi, prangoset shqiptari, bashkëpunoi për vrasjen e një shtetasi belg

Greqi, prangoset shqiptari, bashkëpunoi për vrasjen e një shtetasi belg

Një shqiptar është arrestuar me akuzën për bashkëpunim në vrasjen e një shtetasi belg në vitin 2018.

Vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Neos Kosmos’ të Athinës. Motivi i vrasjes lidhet me pazare të prishura droge. Viktima ka qenë pjesë e një grupi që trafikonin kokainë.

56-vjeçari belg ka humbur jetën në 16 qershor 2018, pasi është ekzekutuar me armë zjarri në kokë. Ai ka qenë duke ecur në rrugë, kur tre persona i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë.