Ballina Aktualitet Greqi, përplaset anija me flamurin shqiptar

Greqi, përplaset anija me flamurin shqiptar

Në bregdetin e Lefkadës në Greqi një anije me flamurin shqiptar e quajtur “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë në zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Anija po transportonte 1900 ton hekur nga Amaliada Volos për në Shqipëri. Mësohet se tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për  të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nga të dhënat e para nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.