Ballina RAJONI Greqi, opozita kundër Marrëveshjes së Prespës

Greqi, opozita kundër Marrëveshjes së Prespës

Kryetari i partisë opozitare greke, “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, gjatë një fjalimi në fund të Samitit të tretë të Selanikut, e cilësoi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë si të papërshtatshme dhe paralajmëroi të mos e votojë në Parlament.

“Demokracia e Re nuk do ta votojë marrëveshjen me përbërjen e tanishme, por as në të ardhmen. Ato që po votohen në Shkup janë më të dëmshme se sa vetë fillimi i tekstit të marrëveshjes të arritur midis Tsiprasit dhe Zaevit,” – tha Mitsotakis, duke i qëndruar besnik mendimit që është një marrëveshje e dëmshme për të dyja vendet.

Ai gjithashtu theksoi se Marrëveshja e Prespës nuk e zgjidh problemin midis Greqisë dhe Maqedonisë, nuk e arkivon, por e intensifikon dhe e mban aktiv.