Ballina LAJME Greqi, një shqiptar dhe tetë grekë në pranga për trafik droge

Greqi, një shqiptar dhe tetë grekë në pranga për trafik droge

Tetë grekë dhe një shqiptar, anëtarë të një organizate kriminale të trafikut të drogës, në rajone të ndryshme të Attikës, duke përfshirë qendrën e Athinës, u arrestuan pas një operacioni të policisë greke të Attikës.

Nga kontrolli i ushtruar u kapën 2 kg dhe 509.4 gr kokainë, një kilogram dhe 178.7 gram kanabis të papërpunuar, 1.3 gram heroinë dhe 388 gram përzierës për kokainën.

U konfiskuan gjithashtu edhe 37,510 euro, katër makina, një motor, një revolver, katër peshore precize si dhe 24 telefona celularë.