Ballina RAJONI Greqi, një djalosh 14-vjeçar përdhunohet nga një i moshuar

Greqi, një djalosh 14-vjeçar përdhunohet nga një i moshuar

Një 14-vjeçar shqiptar në Greqi është marrë peng dhe është përdhunuar. Një 64-vjeçar grek dhe një 39-vjeçar indian janë arrestuar pas denoncimit të nënës së djalit shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias dhe, sipas nënës së 14-vjeçarit, djali mbahej peng që prej dy ditësh.

Sipas policisë greke, dyshohet se 64-vjeçari, pasi ka kryer marrëdhënie, ka thirrur edhe 39-vjeçarin indian. Gjithsesi priten analizat nga mjeku ligjor për të përcaktuar saktë atë se çfarë ka ndodhur.