Ballina Kronikë Greqi, në pranga një i ri shqiptar, transportonte drogë

Greqi, në pranga një i ri shqiptar, transportonte drogë

Policia greke ka sekuestruar gjatë një operacioni nëntë kilogramë marihuanë të ndara në 18 pako. Lënda narkotike po transportohej në Igumenicë me motor nga një 21-vjeçar shqiptar.

Operacioni vijoi brenda qytetit te Igumenices ku u ndalua një mjet që drejtohej nga një grek 63-vjeç, i cili u arrestuar pasi me mjetin e tij shërbente për kontrollin e rrugës për kalimin e motorit me droge.

Policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.