Ballina Aktualitet Greqi, në pranga 57-vjeçari shqiptar, koka e trafikut të drogës

Greqi, në pranga 57-vjeçari shqiptar, koka e trafikut të drogës

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cilësuar si koka e trafikut të drogës në shtetin fqinj.

57-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije është vënë në pranga në Selanik.

Mediat greke raportojnë se shqiptarit iu gjetën sasi të mëdha kokaine.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në zonën e Ambelokipit, policia gjeti dhe sekuestroi më shumë se 1.3 kg kokainë, substanca tretëse të lëngshme, preparate farmaceutike, një shumë prej 2 mijë eurosh, telefona celularë dhe mjete të tjera.