Ballina RAJONI Greqi, në pranga pesë shqiptarë dhe katër grekë, trafikonin drogë

Greqi, në pranga pesë shqiptarë dhe katër grekë, trafikonin drogë

Pesë shqiptarë dhe katër grekë ranë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë të moshës 28 deri 64 vjeç, nga të cilët shtatë janë meshkuj dhe dy femra.

Sipas policisë greke, shqiptarët dhe grekët janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg. Gjatë operacionit policor, njëri nga të arrestuarit hodhi nga dritarja e shtëpisë së tij një pako me këndë narkotike kanabis, e cila më pas u konfiskua.