Ballina RAJONI Greqi, Mitsotakis: Ngjarja në Bularat, deklarata jokonstruktive nga Rama

Greqi, Mitsotakis: Ngjarja në Bularat, deklarata jokonstruktive nga Rama

Lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, i pyetur për ngjarjen e Bularatit, ka thënë se disa nga deklaratat e bëra nga udhëheqja e Shqipërisë pas kësaj ngjarjeje tragjike nuk ishin konstruktive. “Kam përshtypjen se lideri shqiptar u përpoq të përdorte këtë incident tragjik për të përforcuar imazhin e tij brenda vendit. Kjo qasje nuk është konstruktive,” – ka thënë Mitsotakis.

Ai i është referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “Shqipëria duhet të pajtohet plotësisht me rregullat evropiane për të drejtat e pakicave dhe duhet të bëjë përparim të konsiderueshëm në këtë aspekt.” “Ka ende çështje të pazgjidhura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ne do të përpiqemi t’i zgjidhim ato, gjithmonë në frymën e mirë të bashkëpunimit,” – ka shtuar më tej kreu i Demokracisë së Re.

Sipas tij, retorikat provokuese që i drejtohen audiencës brenda vendit nuk janë aspak të dobishme, sidomos kur ka përpjekje për të zgjidhur çështjet komplekse.