Ballina RAJONI Greqi, mediat vendase: Kokaina e Ekuadorit ishte porositur nga mafia shqiptare

Greqi, mediat vendase: Kokaina e Ekuadorit ishte porositur nga mafia shqiptare

Mediat greke, ditën e sotme, kanë raportuar se kokaina e sekuestruar dje gjatë një operacioni ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare. Reagimi erdhi një ditë pas operacionit ndërkombëtar të zhvilluar në Greqi dhe Ekuador, ku u sekuestruan 300 kg kokainë dhe u arrestuan dy grekë dhe një shqiptar, si edhe gjashtë persona të tjerë në Ekuador.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, ishte mafia shqiptare ajo që kishte bërë pagesën për drogën, duke shtuar se krimi i organizuar shqiptar është tashmë i shtrirë në të gjithë botën. Mes të arrestuarve të operacionit në fjalë, i zbatuar nga agjencitë ligjzbatuese greke dhe amerikane, është edhe shtetas një shqiptar, i cili rezulton person me precedent penale. Më herët ai është arrestuar në Itali për trafikim të 200 kg marijuanë.