Ballina RAJONI Greqi, kryeministri Tsipras: Marrëveshja e Prespës, model ndërkombëtar dhe perspektivë ekonomike

Greqi, kryeministri Tsipras: Marrëveshja e Prespës, model ndërkombëtar dhe perspektivë ekonomike

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras në Samitin e tretë “Thessaloniki summit“ në Athinë ka folur për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për konteste bilaterale si dhe për perspektivën dhe mundësinë që kjo Marrëveshje ofron në planin ekonomik, duke theksuar gjithashtu se Marrëveshja e Prespës hap dyert edhe për ekonominë rajonale.

“Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë një model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve në mënyrë të pranueshme nga të dy palët. Një model për rajonin shumë të trazuar të Ballkanit. Kjo është një marrëveshje që e shpalos Greqinë, i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e sheh të ardhmen në sy si dhe mundësitë që ka para,”- u shpreh Tsipras.