Ballina Aktualitet Greqi, kapet shqiptari me mbi 105 kg kanabis

Greqi, kapet shqiptari me mbi 105 kg kanabis

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke mëngjesin e sotëm për trafik droge.

Në makinën me të cilën po udhëtonte u gjetën 100 pako me drogë me peshë 105 kg dhe 460 gramë kanabis.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm i është gjetur një pistoletë Tokarev gati për tu përdorur.
Policët e sektorit të dytë të kufirit në zonën e Qerasohorit në Thesprotria kanë ndaluar makinënn e shqiptarit për një kontroll rutinë.

Por nuk u kanë besuar syve lidhur me atë që kanë parë brenda makinës.
E gjithë lënda narkotike ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit.
Nga dokumentat del se makina është marrë me qira nga shqiptari i cili në momentin e kontrollit i dha policisë një pasaportë shqiptare, e cila kishte të falsifikuar vulën e hyrjes.
Sipas policisë, 34-vjeçari kishte probleme të mëparshme dhe i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen.

Në vijim të kontrollit policia greke ka gjetur poshtë sediljes së shoferit një pistoletë tip Tokarev dhe pesë fishekë në karikator.
Përveç lëndës narkotike dhe armës, u sekuestruan edhe makina pronë e një kompanie që jep makina me qira, pasaporta shqiptare, 250 euro si dhe dy telefona celularë.